Kokainë nga Holanda në Itali, përfundon gjykimi për shqiptarët, ja sa vite burg u dënuan

Publikuar tek: rajon, më 21:11 23-10-2020 Kokainë nga Holanda në Itali, përfundon gjykimi për shqiptarët, ja sa vite burg u dënuan

Ka përfunduar gjykimi për trafikantët shqiptarë që bënin pjesë në grupin kriminal që merrej me trafik kokaine nga Hollanda në Italinë e Veriut.

Në 2018 kjo ngjarje mori vëmendje të madhe në mediat fqinje, por jo vetëm. U arrestuan gjithsej 56 persona, të lidhur me bandën e trafikut të kokainës.

Operacioni u kodua ‘Boca’ pas pas arrestimit të parë të Carmen Boca, i kapur me 6.5 kg pluhur të bardhë në zonën e Brescias. Në gjykatë ishin 7 shqiptarë, të lidhur me grupin e goditur nga zyra e prokurorit të Brescia dhe Guardia di Finanza.

Njëri prej tyre, që besohet të jetë organizatori, mori 13 vjet burg dhe 130 000 euro gjobë për të paguar. Një tjetër 11 vjet, dy muaj dhe 39 000 euro gjobëvënie, i treti 9 vjet burg dhe 39 000 euro gjobëvënie, një tjetër 31 000 euro dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.

Njëri, nga ana tjetër, negocioi 8 vjet burg dhe një dënim prej 46 000 euro. Dhe të katër të dënuarit, pasi të kenë përfunduar dënimin e tyre, do të dëbohen nga territori italian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra të frikshme në Maqedoninë e Veriut, vdesin 9 persona dhe infektohen 518 qytetarë me COVID-19
Vritet me thikë te hyrja e pallatit 19-vjeçari Ëngjëll Smerqaku, fqinjët: Ishte djalë i mirë... »
Article Logic
Execution time: 0.011331081390381
array(1) { ["section"]=> string(93) "kokaine-nga-holanda-ne-itali-perfundon-gjykimi-per-shqiptaret-ja-sa-vite-burg-u-denuan-224925" }