Kokainë, rrëmbime dhe 'ushtarë të Tahirit', kush janë vëllezërit Aga

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 18-01-2020 Kokainë, rrëmbime dhe 'ushtarë të Tahirit', kush janë vëllezërit Aga

Një aksion i policisë ka vënë në pranga Pajtim Agën, vëllanë e Robert Agës, shefit të policisë që doli në përgjimet e BILD për përfshirje në trafik droge.

Robert Aga, që në përgjimet e gazetës gjermane flet me Damian Gjiknurin , Xhmal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore.

Ai u emërua shef i Qarkullimit Rrugor në Kukës, dhe është një nga drejtuesit e policisë që dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Pajtim Aga, vëllai i tij njihet si biznesmen në Dibër. I arrestuar edhe më parë, në shtator të vitit 2016, pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.

Në vitin 2018, Mateo, djali i tij u zhduk pa lënë asnjë gjurmë nga Maqellara. Dyshimet janë se ai mund të jetë rrëmbyer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02393102645874
array(1) { ["section"]=> string(71) "kokaine-rrembime-dhe-ushtare-te-tahirit-kush-jane-vellezerit-aga-192437" }