Kokë më kokë: iPhone 7 apo Galaxy S7, kush është më i mirë?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:03 08-09-2016 Kokë më kokë: iPhone 7 apo Galaxy S7, kush është më i mirë?

Apple prezantoi dje dy modelet e reja iPhone 7 dhe 7 Plus me disa përmirësime të rëndësishme si kamera, rezolucioni dhe jetëgjatësia e baterisë.

Performanca e iPhone 7 është gati dy herë më e lartë se iPhone 6S falë çipit A10 Fusion që është qartazi edhe më i mirë se Qualcomm Snapdragon 820 8890 dhe Exynos të Galaxy S7, raporton Newsbomb.al.

Por si krahasohet një iPhone 7 me rivalin Samsung Galaxy S7 që tashmë i ka disa muja në treg?

Çmimi:

iPhone 7 fillon nga 649 dollarë

GS7 kushton 670 dollarë

Memoria:

iPhone 7 vjen në 32, 64, 128 dhe 256 GB

GS7 vjen me 32 GB por memoria mund të shtohet deri në 256GM me MicroSD

Rezolucioni:

iPhone 7 Ekrani 4.7”, rezolucioni 1334x750 pixel, që do të thotë 326 PPI (Pixep për inch)

GS7 Ekrani 5.1”, rezolucioni 1440x2560 pixel apo 576 PPI

Pamja e GS7 është më e qartë për shkak të ekranit AMOLED, ngjyra e zezë është më e thellë falë ndezjes dhe fikjes të veçantë për çdo piksel, çka eleminon efektin e ngjyrës së zezë me nuanca gri që dallohen te iPhone 7.

Të dy smartfonët janë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit:

iPhone 7 vlerësohet për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit me IP67

GS7 vlerësohet pak më lartë, me IP68

Kamera:

Të dy telefonët shkrepin foto me 12 megapiksel, iPhone 7 ka kamerën e parme 7 megapiksel ndërsa GS7 5 megapiksel. Megjithatë kamera e pasme e GS7 është më e mirë në kushtet e dritës së ulët çka do të thotë se nxjerr foto më të mira gjatë natës. Të dy telefonat realizojnë video në 4K.

Bateria:

iPhone 7 mund të flisini në telefon deri në 12 orë

GS7 mban deri në 24 orë në telefonatë

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04082202911377
array(1) { ["section"]=> string(62) "koke-me-koke-iphone-7-apo-galaxy-s7-kush-eshte-me-i-mire-52340" }