Kokëdhima i përgjigjet Ruçit: Reforma ime në jug të vendit e përkrahur gjerësisht

Publikuar tek: politike, më 14:46 21-03-2016 Kokëdhima i përgjigjet Ruçit: Reforma ime në jug të vendit e përkrahur gjerësisht

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh se çështja e mandatit të tij është tërësisht politike, pasi ai nuk ka bërë asnjë shkelje. Gjatë momentit që po hynte në Selinë e PS-së, Kokëdhima tha se reforma e zhvilluar në parti nuk është kaotike por është përkrahur gjerësisht nga qytetarët.

Ai hodhi poshtë zërat sipas të cilave u zgjodh me votë anëtar i Asamblesë së PS-së për t’i paraprirë një heqje të mandatit nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk ia kam hequr askujt mundësinë sepse është një e drejtë statutore, e interpretuar edhe nga Komisioni i Garancive, që në qoftë se një funksionar politik do të konfirmojë me votë vendin e tij, kjo është e lejuar. Unë do mbetesha anëtar në të gjitha funksionet edhe nëse ma hiqte kushtetuesja mandatin”, tha Kokëdhima.

“Besoj që është bërë shumë e qartë për të gjithë njerëzit që e gjithë kjo fushatë që lidhet me mandatin tim është tërësisht politike. Te unë nuk ka asnjë shkelje ligji apo rregulloreje. Marrëveshjet që ka bërë kompania ime, janë bërë para se unë të bëhesha deputet”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096559524536133
array(1) { ["section"]=> string(86) "kokedhima-i-pergjigjet-rucit-reforma-ime-ne-jug-te-vendit-e-perkrahur-gjeresisht-35640" }