Kokëdhima jep një histori njerëzore, boton foton me një të sëmure që trajtohet me kimioterapi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:11 02-06-2015 Kokëdhima jep një histori njerëzore, boton foton me një të sëmure që trajtohet me kimioterapi Thoma Lulo, djali ne foto i semure qe ndjek kimioterapi me deputetin Kokedhima

Koço Kokëdhima, deputeti i PS në jug, sjell një histori njerëzore në profilin e vet facebook, ndërkohë që boton foton foton me një djalë që quhet Thoma Lula. 

“Thoma Lula është një nga njerëzit më të mire, që kam njohur në Sarandë dhe padyshim kamarieri më i shkëlqyer që kam njohur në jetë. Ka nje humor të natyrshëm, që i buron në deje, është gjithmonë i gëzuar e plot jetë dhe mikpret këdo, më të njëjtin vlerësim, përkushtim e sinqeritet, ka dëgjim perfekt dhe përmbush çdo nevojë të klientit, shërben me aq dashuri, ndihet i lumtur me punën që bën. Ai është kaq unik në personalitet, punë dhe sjellje sa mund të guxoj të them, se kush nuk e njeh Thomain, nuk njeh diçka të rëndësishme nga shpirti i këtij qyteti!

Fati e goditi Thomain. Tani po trajtohet me kimioterapi. E admirova përsëri këtë djale inteligjent e të çiltër, sepse po e përballon sëmundjen me shumë kurajo, natyrshmëri dhe forcë. Veç të tjerash më tha: ”Më mire që më ra mua, sesa ndonjë hallexhiu me fëmijë e varfëri”.

Thomai na jep forcë me gjithë qasjen e tij ndaj jetës dhe mënyrën se si po e përballon këtë sfidë! Ne e duam atë dhe besojmë shërimin e tij të plotë e të shpejtë!” shkruan Kokëdhima në facebook, ndërsa boton fotografinë e tij me Thomain. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen tre shqiptarë në Itali, në makinë iu gjetën 20 kg hashash
Shfrytëzonte të miturat për prostitucion, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Xhevahir Osjan »
Article Logic
Execution time: 0.018288850784302
array(1) { ["section"]=> string(98) "kokedhima-jep-nje-histori-njerezore-boton-foton-me-nje-te-semure-qe-trajtohet-me-kimioterapi-12494" }