Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka thënë se OSBE-së i është kërkuar informacion për të ditur se ku është bazuar Raporti i shumëpërfolur në media.
“ OSBE duhet të na vë dispozicion Raportin dhe për këtë është bërë edhe një kërkesë”, tha Kokëdhima pas mbledhjes së Partisë Socialiste. Lidhur me raportin ka reaguar edhe deputeti Paulin Sterkaj i cili tha se ai është i përbërë nga spekulime të mediave dhe rrjeteve sociale.
Në Raportin e dalë në media, për të cilin OSBE nuk e ka munguar ekzistencën, përflitet për 31 deputetë nga parti të ndryshme dhe lidhjet e tyre me krimin dhe korrupsionin.