Kokëdhima telefonon ‘live’, plas sherri me gazetarët: Shko ore andej... e turpshme për ju!

Publikuar tek: barometri, më 07:59 06-03-2018 Kokëdhima telefonon ‘live’, plas sherri me gazetarët: Shko ore andej... e turpshme për ju!

Ish deputeti socialist Koço Kokëdhima ka telefonuar në emisionin “Studio e Hapur” për të dhënë mendimin e tij lidhur me situatën politike në vend, por nuk kanë kaluar shumë sekonda dhe në studio ka shpërthyer sherri.

Shkak është bërë deklarata e Kokëdhimës se “paneli i emisionit është i sponsorizuar”, nisur nga një deklaratë e Arjan Çanit që e krahasoi Edi Ramën me Pepe Grillon.

DEBATI NË EMISION:

Eni Vasili: Ju lutem mos sulmo panelin

Kokëdhima: Kur flas unë paneli të heshtë

Kokëdhima: Lubonja tha që në Shqipëri nuk ka pluralizëm mendimi. Unë dëshiroj t’ju them juve aty që shqiptarët fiziologjikisht prodhojnë 5 trilion mendime në ditë.

Iljazaj: Kjo shkencërisht është e pamundur të matet...

Nazarko: Ta ka mbyll gojën Rama? Shko ore andej, e ke patur me 25 mijë kopje, pse e ke 5 mijë? Se thua gënjeshtra parandaj...

Kokëdhima: Tani më dëgjo mua

Vasili: Na jepni një përgjigje për kë e kishe që jemi të sponsorizuar, se asnjë se pranon

Kokëdhima: Më lejoni të mbaroj

Vasili: Por na sulmuat...na quajtët të sponsorizuar.

Kokëdhima: Krahasove Edi Ramën me Pepe Grillon. Është e turpshme për ju në radhë të parë të krahasoni një tiran të korruptuar si Edi Rama me një reformator si përfaqësuesi i “5 Stele”.

Nazarko: Ti e ke patur shok Edi Ramën. Unë e kam patur dhe s’e mundoj

Kokëdhima: Ju bëni zhurmuesin aty...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046604156494141
array(1) { ["section"]=> string(89) "kokedhima-telefonon-live-plas-sherri-me-gazetaret-shko-ore-andej-e-turpshme-per-ju-112328" }