Kokëqethura, nën tehun e gijotinës: Zgjidh ose përdhunimin, ose... (Kjo ndodhi në Francë)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:40 08-09-2017 Kokëqethura, nën tehun e gijotinës: Zgjidh ose përdhunimin, ose... (Kjo ndodhi në Francë)

Kokëqethura. Viti 1944-1945. Kjo ndodhi në Francë. Kohë më parë kjo kishte ndodhur dhe në Spanjë, në Gjermani, nëpër botë... Lufta sapo kishte mbaruar dhe koka grash qetheshin përmes forcës. Kokëqethurat shtyheshin si bagëtitë dhe zvarriteshin në sheshet publike, nën thirrjet histerike të turmës të dehur nga urrejtja dhe fitorja. Ishin trofetë e fitores, poshtërimit, tjetërsimit, ato që shkuan me pushtuesin… Ato !

Të dashurosh armikun në kohë lufte ndëshkohesh rëndë. Heroina e “Hiroshima mon amour” e Marguerite Duras dashuroi një ushtar gjerman në fundin e luftës dhe kokëqethur u mbajt në një bodrum, në botën e errësirës. Pauline Dubisson, një tjetër vajzë, dhe mijra të tjera si ajo, përjetuan tragjedinë e kohëve moderne. 20 mijë koka të qethura brenda disa ditësh. Flokët dalin sërish por shpirtrat e vrarë do të jetojnë letargjinë e pafund të poshtërimit. Përse vetëm gratë qethen, poshtërohen, përdhunohen?!

Kokëqethura, nën tehun e gijotinës

----------------

Zgjidh i thanë:

përdhunimin ose jetën,

por me rrobat e shqyera

dhe lakuriqësinë e trupit

ajo jetonte në një botë tjetër,

ç’po ndodh kështu Zoti im?

Vallë i kanë harruar motrat e tyre?…

Ishte dita e kalvarit,

paslufta,

një orë, dy, pesë,

turma shfrynte mbi trupin e saj

si një buldozer i hekurt që i thyente kockat

kofshët, gjoksin,

vaginën dhe gojën

me erën e gjakut dhe spermës

mbi plagët mavi.

Më së fundi ajo ofshau,

i kishte klithur qiellit që ra përmbys,

tokës që u hap greminë,

botës në zinë e madhe,

ulëriu si të ishte dhe ajo një bishë,

një Ceber në rrathët e ferrit,

një bishë më shumë se bisha.

Egërsira u zgjua

dhe ata ikën me vrap

si ti ndiqte demoni,

pastaj ra heshtje,

vetëm dihaste,

pikonin plagët blu

gjysmë-gjallë, gjysmë-vdekur,

qante në heshtje

nën dritën e një hëne të vrarë,

qante mbi tetëmbëdhjetë vjetët e saj,

dhe lulet fillikate që ranë

qante mbi qumështin dhe frymën.

Ishte fill pas lufte, 1944-1945,

kur mijra vajza e gra i qethnin

në sheshet e harbuara të urrejtjes

pse kishin shkuar me pushtuesin,

në skenat publike mijra koka tullace parakalonin

i tërhiqnin zvarrë nën brohorima

duke përdhunuar kështu trofetë e një lufte

trofetë e fitores,

pa ditur se përdhunonin zemra

dhe thyenin mijra jetë,

një luftë mbaronte

dhe një tjetër fillonte

mbi tokat e shkretuara,

mbi hirin dhe lulet që digjnin

duke pritur erën e ngrohtë

dhe shiun e një dashurie të re…

Luan Rama (7 shtator 2017)

ddj.png

d.jpg

d1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23601102828979
array(1) { ["section"]=> string(87) "kokeqethura-nen-tehun-e-gijotines-zgjidh-ose-perdhunimin-ose-kjo-ndodhi-ne-france-91573" }