Kolapsi venezuelian i pamundur të ndodhë në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 14:45 25-01-2019 Kolapsi venezuelian i pamundur të ndodhë në Shqipëri Ilir Levonja

Shkruan Ilir Levonja

 

Kur banda e Maduros lejonte rregullisht ndihmat që vinin nga Amerika, kryesisht në ushqime etj., e kishin të qartë që ekonomia kish mbaruar. Si nxënës të shkollës revolucion a chavista ata e dinë mirë se pushteti kalon përmes grykës së pushkës. Kësisoj metodat guerrilase dhanë frutete e para, duke mbajtur në pushtet nga 2013-ta e deri më sot. Megjithëse vendi vuante nën pasojat e një ekonomie katastrofë deri tek mungesa e letrës higjenike. Militarët e Maduros, doganat i mbyllnin sytë karshi pakove me ushqime që vinin nga Amerika. Në një farë mënyre tregu amerikan dhe krahu i punës i emigrantëve venezuelas ishin të ardhurat reale të mbijetesës. Rezultatet tashmë janë të qarta..., kush ndjek internetin pamjet e atyre që ikin janë dyndje njerëzore drejt vendeve fqinje. Dhe siç e kanë për zakon diktatorët e jugut, i hapin kufijtë me qejfin më të madh.

Mirëpo si i themi ne, venezuelianëve u ka vajtur thika në kockë. Dhe ndofta koha, a shoqëria nxorri në pah një emër të ri Huan Guaido (Juan Guaido). Një i ri 35 vjeçar me profesion inxhinjer që arriti të fitoj zgjedhjet si lider i opozitës dhe sot mban postin e kryetarit asamblesë kombëtare ose ndryshe kuvendit kombëtar. Përkundër politikave të shoferit të urbanit Maduro, ai shpalli veten president duke u pasur rrufeshëm nga sërë njohjesh ndërkombëtare, së pari nga Shtetet e Bashkuara dhe së dyti nga Peruja vendi që po ''pushtohet'' nga dyndjet venezuelase. Kjo drejtpërdrejtë ka futur vendin në një kolaps politik dhe konflikt të hapur ushtarak midis pushtetit dhe opozitarizmit. Pritet në vijim të mësojnë se çfarë do të ndodhi.

 Gjasat janë një luftë civile e pritshme, krejt normale për vendet e Amerikës Latine. Si konkretisht Nikaragua është duke e vuajtur. Por le t'i kthehemi situatës tek ne, pasi ka përafrime a krahasime mes vendeve etj.

Nuk mund të ndodhi... Shqipëria do vazhdoj në një kolaps insinuatash pa zgjidhje, sa kohë që nuk nxjerr një lider të ri të tipit Huan Guaido. Nuk e di se kur do ta nxjerri vendi ynë. Berisha sado të shkumoset është një shpresë e mbaruar tashmë. Njerëzit duan mëngjese të freskëta, horizonte të reja. Huan Guaido është 35 vjeç, frymë e re, popull dhe kurrë asnjëherë nuk para caktoi data për protesta a mosnjohjen e presidentit të vendit. O ngrihesh e përmbys, o nuk ngrihesh kurrë. Me data të paralajmëruara shkohet vetëm në dasëm ose në ato marrëveshje të turpshme bashkëqeverisje etj. Shqipëria është totalisht e pushtuar nga kasta prej 6 emrash. Sot ata janë peshqit e mëdhenj që kanë uzurpuar jo vetëm ekonominë por edhe hapësirën e frymëmarrjes shqiptare. Dhe këto metodat e datave të paracaktuara për protesta, nuk kanë sjellur asnjë rezultat konkret për një demokraci të parametrave optimale. Përkundrazi e kanë rënduar shëndetin e saj. Opozita në Maqedoninë fqinje, kur diskutohej marrëveshja e Maqedonisë, nuk kërkoi asnjëherë votëbesimin për shkak se nuk ishte në gjendje të merrte pushtetin në rast të një rezultati pozitiv në favorin e saj. Në fund të fundit, nga koha e Gligorovit kanë rrjedhur shumë ujra, shumë emra janë kaluar edhe aty. Kanë hapur krahun... kurse tek ne akoma dominon kasta Gligorov, me preajrdhje të fortë nga byroja politike e vendit. Kjo është një gjendje kolapsi që do vazhdoj dhe më mirë se kushdo tjetër e dinë këta që kanë pushtetin e parë dhe pushtetin e dytë, veç shqiptarët jo.

Veç kur ta mësojnë shqiptarët atëherë po, mund të themi se edhe tek nisi demokracia. Kësisoj, hë për hë..., të lutemi të lind edhe për ne një Huan Guiado shqiptar, një gjak i ri! Kaq...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mazhoranca subvencionon injorancën!
Nuk është më ministër por Bushati reagon para Ramës për Marrëveshjen e Prespës: Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën »
Article Logic
Execution time: 0.012393951416016
array(1) { ["section"]=> string(59) "kolapsi-venezuelian-i-pamundur-te-ndodhe-ne-shqiperi-150283" }