Kolaudim makinash jashtë kushteve teknike, arrestohen dy inspektorët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:35 26-05-2017 Kolaudim makinash jashtë kushteve teknike, arrestohen dy inspektorët (EMRAT)

Dy inspektorë teknikë pranë  "SGS Auto Albania" janë arrestuar nga sektori për Hetimin e  Krimit Ekonomik- Financiar në Kukës. 

Arrestimi i tyre u bë pasi në  kuadër të hetimit proaktiv një mujor dyshohet se në kohë të ndryshme  kalonin automjetet të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejtë pagesës, jashtë kushteve teknike.

Në pranga kanë rënë Ermal Islamaj, 32 vjeç dhe Bujar Syla, 44 vjeç të dy banues në  Kukës dhe me detyrë inspektor teknik pranë "SGS Auto Albania".

Materialet  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Koço Çomi
U hodh nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, identifikohet vajza që i dha fund jetës »
Article Logic
Execution time: 0.011905908584595
array(1) { ["section"]=> string(79) "kolaudim-makinash-jashte-kushteve-teknike-arrestohen-dy-inspektoret-emrat-80001" }