Kolaudimi i kalon shtetit, Erion Braçe: Mbaroi koncesioni Berisha/Meta. Doja që SGS-ja të ikte që mandatin e parë, por desh u rrëzua Qeveria (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:20 02-12-2020 Kolaudimi i kalon shtetit, Erion Braçe: Mbaroi koncesioni Berisha/Meta. Doja që SGS-ja të ikte që mandatin e parë, por desh u rrëzua Qeveria (E PLOTË) Zv.kryeministri Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se tashmë që kolaudimi i mjeteve do t’i kalojë shtetit, do të ofrohet për qytetarët shërbim më cilësor, me standarde dhe më i lirë. Sipas tij, koncesioni Berisha/Meta mbaroi.

Zv.kryeministri kujton dhe një ngjarje që ka ndodhur në mandatin e parë të “Qeverisë Rama 1”. Ai shkruan se kur ka kërkuar bashkë me kolegun Shalsi në Kuvend që monopoli i SGS-së prishej, ministri i LSI Edmond Haxhinasto dhe Meta në atë kohë si kryetar Kuvendi, gati desh kanë rrëzuar qeverinë.

“Prej dites kur e sollen ne Kuvend permes qeverise se perbashket BERISHA/META, krijova bindjen se jo vetem qe sherbimi nuk do te permiresohej, behej me cilesor por thjesht do te transferohej korrupsioni banal nga nje dore ne tjetren. U PROVUA I TILLE!

Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur une e kolegu Shalsi provuam ne mandatin e pare ta thyenim monopolin e ketij koncesioni me amendim ne Kuvend, skena aty mes ministrit te linjes dhe kryetarit te Kuvendit ishte banale, madje desh rrezoi Qeverine”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

“Kolaudimi” tek shteti! Sherbim publik cilesor,  ne standard dhe me i lire! Koncesioni Berisha/Meta mbaroi!

Edi Rama njoftoi sot ne mengjes konkluzionin e punes se kryer prej muajsh ne ministrine e Infrastruktures, DPSHTRR, per kete sherbim masiv per njerezit!

Nderkohe procesi ka nisur; SGS po ben dorezimet e koncesionit.

Eshte nje inventar qe deshmon jo vetem deshtimin karastrofik te koncesionit Berisha/Meta, por po te hetohet do deshmoje nje krim te shumefishte mbi qytetaret, jeten e pronen e tyre,  mjedisin gjithashtu!

Prej dites kur e sollen ne Kuvend permes qeverise se perbashket BERISHA/META, krijova bindjen se jo vetem qe sherbimi nuk do te permiresohej, behej me cilesor por thjesht do te transferohej korrupsioni banal nga nje dore ne tjetren. U PROVUA I TILLE!

Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur une e kolegu shalsi provuam ne mandatin e pare ta thyenim monopolin e ketij koncesioni me amendim ne Kuvend, skena aty mes ministrit te linjes dhe kryetarit te Kuvendit ishte banale, madje desh rrezoi Qeverine.

Sot, nuk jam i kenaqur qe gjithe cfare thame ne opozite eshte provuar!

Jo, dua hetim te qarte pas dorezimit te koncesionit per gjithe cka ndodhur me koncesionarin dhe kontraten, zbatimin e saj.

Sot, jam i kenaqur qe ne po mbajme fjalen, kthejme si sherbim publik nje sherbim masiv per qytetaret permes nje prej agjencive publike me te mira.

Nuk e fsheh; une besoj tek sherbimi publik!

Dua pafund qe edhe nje here te tregojme se nje sherbim publik eshte ligjor, korrekt, cilesor, i barabarte, i ndershem dhe me i lire per shqiptaret.

E di qe tani do turren nga nje i majte i rigjetur si Bushati etj, e do revoltohen: Pse se ben me pare?

E di qe tani do turren dhe te interesuarit private qe nuk bejne asgje me shume se sa transferojne korrupsionin,  do sulmojne vendimin, agjencine, individet.

Por beteje eshte kjo; nuk duhet te dorezohemi! Interesat politike e private te tilla jane! Shqiptaret duhet te shohin ndryshim, e kerkojne nga ne!  Sic kerkojne sherbim publik tani, perseri nga ne e jo nga shtepia e hajduteve PDLSI!

VO: ishte nje kronikan dikur qe nxirrte ne tv ckisha thene une per koncesionin. Tani eshte koha ta bej prape ate kronike!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me Grida Dumën, Frrok Çupi – ish deputetes: Jam themeluesi i PD, partisë që t’i e ke bërë leckë dhe po fshin... (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.011748075485229
array(1) { ["section"]=> string(151) "kolaudimi-i-kalon-shtetit-erion-brace-mbaroi-koncesioni-berisha-meta-doja-qe-sgs-ja-te-ikte-qe-mandatin-e-pare-por-desh-u-rrezua-qeveria-e-plote-229879" }