Kolegët flasin për arrestimin e Henri Çilit: Djalë i jashtëzakonshëm, ra në fatkeqësi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:59 28-02-2020 Kolegët flasin për arrestimin e Henri Çilit: Djalë i jashtëzakonshëm, ra në fatkeqësi Emisioni Java

Arrestimi i botuesit dhe pronarit të UET, Henri Çili ka habitur mbarë opinionin publik ditën e sotme, teksa policia i hodhi prangat për një akuzë shumë të rëndë.

Mbi Çilin rëndojnë një sërë akuzash, ndër to edhe tentativa për të ndikuar te trupa gjykuese për lehtësimin e dënimit të dy vëllezërve Aliko nga Lazarati, raporton newsbomb.al.

Por si e komentojnë kolegët e tij analistë arrestimin e Henri Çilit?

Lorenc Vangjeli: Bëhet fjalë për një djalë të jashtëzakonshëm, botues, analist, duket se ka rënë në fatkeqësi.

Karlo Bolino: Po nga informacionet e para, nëse akuzat janë të vërtetuara, është një akuzë shumë e rëndë, është një pozicion shumë i rëndë i zotit Çili. Nëse nuk vërtetohet si akuzë është akoma më e rëndë se kjo tregon që policia ka vepruar shumë lehtë. Ajo që është faktuar sipas policisë dhe prokurorisë është që ai mund të ketë marrë dy apartamente si shpërblim, tokë në Gjirokastës dhe 700 mijë euro që këta ia kanë premtuar nëse do të arrinte të zbuste dënimin.

Preç Zogaj: Është e paimagjinueshme që një personazh që del në televizor, një personazh publik, të lobojë për të liruar…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017755031585693
array(1) { ["section"]=> string(90) "koleget-flasin-per-arrestimin-e-henri-cilit-djale-i-jashtezakonshem-ra-ne-fatkeqesi-196826" }