Kolegji Zgjedhor la dje në fuqi 30 qershorin, Meta pas pak minutash konferencë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:30 25-06-2019 Kolegji Zgjedhor la dje në fuqi 30 qershorin, Meta pas pak minutash konferencë

Presidenti Ilir Meta pritet të dalë pas pak minutash në një konferencë për shtyp.

Burime nga Presidenca bënë me dije për Newsbomb.al se konferenca e kreut të shtetit do të nisë herët në orën 08:00.

Mësohet se në fokus të komunikimit do të jetë vendimin i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor si dhe kriza e rëndë politike në vend. 

Ajo që dihest tashmë është se Presidenca e kundërshtoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Zëdhënësi Tedi Blushi ditën e djeshme e cilësoi atë si 'skeçin e radhës'.

Sakaq, duke u nisur nga situata e rëndë politike, e gjithë vëmendja këtë mëngjes është tek Presidenti Meta. Mbetet për t'u parë se cili do të jetë mesazhi që ai do të transmetojë.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0779709815979
array(1) { ["section"]=> string(84) "kolegji-zgjedhor-la-dje-ne-fuqi-30-qershorin-meta-pas-pak-minutash-konference-169632" }