Koli cigaresh, 15 mijë euro e makina... Arrestohen 4 BIZNESMENËT e kontrabandës (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 22-03-2018 Koli cigaresh, 15 mijë euro e makina... Arrestohen 4 BIZNESMENËT e kontrabandës (EMRAT) Foto nga sekuestrimi

Finalizohet me sukses operacioni “VIJIMËSIA” në Shkodër, arrestohen 4 persona që bënin biznes me mallra kontrabandë,, si dhe sekuestrohen koli me cigare, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete.

Policia bën me dije se, më datë 21.03.2018, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, finalizuan me sukses operacionin policor ”Vijimësia”.

Si rezultat i ketij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

- Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.

- Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.

- Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.

- Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.

Ata janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.

Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar:

• 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme

• 7 telefona celular

• 14.675 euro

• 3 automjete

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbrojtësit e kulturës KUNDËR ndërtimit të teatrit: Mbi gërmadhat e vjetra do ngremë gërmadha të bukura (REAGIMET)
Shpërthen keq ish-ministri, thirrje të rinjve: Më mirë rrini në kafene, se keni nevojë për dije dhe jo b**** »
Article Logic
Execution time: 0.012704849243164
array(1) { ["section"]=> string(88) "koli-cigaresh-15-mije-euro-e-makina-arrestohen-4-biznesmenet-e-kontrabandes-emrat-114108" }