Kom. Shqiptar i Helsinkit: Në 2014 u rrit numri i viktimave femra

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 20-01-2015 Kom. Shqiptar i Helsinkit: Në 2014 u rrit numri i viktimave femra

Ngjarjet e ditëve të fundit ku rastet e dhunës ndaj grave kanë tronditur opinionin publik nuk janë të izoluara. Për gjatë vitit 2014, numri i viktimave gra në Shqipëri ka pësuar rritje. Kjo është bërë e ditur sot nga kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçaj gjatë prezantimit të raportit të vitit 2014 për “Respektimin e të drejtave të njeriut” në Shqipëri.

Në raport theksohet gjithashtu se dhuna në familjet shqiptare është në nivele të larta, duke përbërë një shqetësim serioz.

Gjithashtu, gjatë vitit 2014 është vërejtur një rritje e madhe e mbipopullimit në instutcionet e vuajtjes së denimit. Kështu, mbipopullimi në në disa institucione të paraburgimit arrin deri në 100% për vitin 2014, ndërsa në burgje ndodhen 32% të dënuar më shumë se kapaciteti i tyre.

Edhe mungesa e sigurisë në shkollat shqiptare është një tjetër shqetësim që ky raport evidenton.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abuzuan me lejet e ndërtimit, arrestohen 5 ish-zyrtarë të ALUIZN-it
Atentati/ Drejtori i Burgut Arben Suloj, në mbrojtje nga policia »
Article Logic
Execution time: 0.01552414894104
array(1) { ["section"]=> string(68) "kom-shqiptar-i-helsinkit-ne-2014-u-rrit-numri-i-viktimave-femra-1008" }