Komandanti i Forcave Aleate të NATO, Wolters: E bombarduam Serbinë për ta parandaluar vrasjen e civilëve

Publikuar tek: rajon, më 23:32 20-07-2019 Komandanti i Forcave Aleate të NATO, Wolters: E bombarduam Serbinë për ta parandaluar vrasjen e civilëve Tod Wolters, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Tod Wolters, ka folur për mediat për arsyen e qëndrimit në Beograd dhe bombardimin e Serbisë gjatë luftës.

'Ne kemi ardhur në këtë vizitë në mënyrë që të takohemi me krerët serbë, të inkurajojmë komunikimin dhe të shqyrtojmë mundësitë për të rritur bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë duke mbështetur reformat ushtarake të Serbisë, duke respektuar plotësisht neutralitetin ushtarak të tij. Sabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n, në për të cilat Serbia luan një rol të rëndësishëm', tha Wolters.

I pyetur për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në kohën e luftës në Kosovë, Wolters thotë se NATO e mori këtë vendim të vështirë për të parandaluar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe të vrasjes në shkallë të gjerë të civilëve.

'Duke pasur parasysh zhvillimin e krizës dhe dështimit të diplomacisë, NATO përdori forcë, ishte e nevojshme dhe legjitime për të parandaluar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, të vrasjes në shkallë të gjerë të civilëve. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka theksuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe një numër i madh i familjeve janëtë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare', shtoi Tod Wolters.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12128901481628
array(1) { ["section"]=> string(109) "komandanti-i-forcave-aleate-te-nato-wolters-e-bombarduam-serbine-per-ta-parandaluar-vrasjen-e-civileve-172823" }