Komandanti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë ka ditëlindjen, ja si e surprizon Haki Çako (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:33 16-08-2017 Komandanti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë ka ditëlindjen, ja si e surprizon Haki Çako (FOTO)

Një surprizë që do ta mbajë mend gjatë ka marrë komandanti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, për 45-vjetorin e tij të lindjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, i akordon 
Kryekomisar Lorenc Shehut, me detyrë Komandant i Repartit të NSH Tiranë, në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë, me rastin e 45 vjetorit të lindjes, ÇERTIFIKATËN E KARRIERËS, me motivacionin "Për kontribut të veçantë në rritjen e standarteve të rendit dhe të sigurisë publike" .

“Kryekomisar Lorenc Shehu, gjatë ushtrimit të detyrës si Komandant i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e standarteve fizike, profesionale dhe etike në radhët e efektivave të policisë, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në zgjidhjen me sukses të detyrave shumë të rëndësishme që i janë ngarkuar këtij Reparti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ka marrë pjesë dhe është çertifikuar në shumë trajnime të kryera brenda dhe jashtë vendit për luftën kundër terrorizmit, për menaxhimin dhe drejtimin e forcave speciale dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Gjatë drejtimit të këtij Reparti, ka treguar profesionalizëm në operacione të vështirësisë së lartë për kapjen e personave në kërkim, në operacione të shumta për asgjësimin e bimëve narkotike në terrene të vështira, si dhe ka menaxhuar me profesionalizëm veprimtari të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 

20799288_2018486575104370_2884942705461288802_n.jpg

20800030_2018486591771035_9192398091603387008_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017251014709473
array(1) { ["section"]=> string(98) "komandanti-i-nderhyrjes-se-shpejte-ne-tirane-ka-ditelindjen-ja-si-e-surprizon-haki-cako-foto-89243" }