Komani/Forumi për Trashëgimninë: U dëgjua zëri i intelektualëve. OST: Asgjë nuk është zyrtare

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 04-02-2015 Komani/Forumi për Trashëgimninë: U dëgjua zëri i intelektualëve. OST: Asgjë nuk është zyrtare Anetaret e Forumit per Mbrojtjen e Trashegimnise ne konference per shtyp per çeshtjen e Komanit nje jave me pare

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore përshëndet propozimin e fundit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) për të devijuar kalimin e shtyllave të tensionit të lartë mbi vendbanimin e Komanit.

Kjo është deklarata e shpërndarë sot në mesditë në media nga anëtarët e forumit. Më herët, gati një javë më parë, zyrtarët e Forumit dolën në një konferencë për shtyp duke i kërkuar Ministrisë së Kulturës që të bëhej palë në mbrojtjen e trashëgimnisë, dhe të kërkonte zhvendosjen e shtyllave të tensionit të lartë nga Komani. “Ky propozim për të ndryshuar projektin fillestar, të aprovuar në muajin Dhjetor 2014 nga institucionet në varësi të Ministrisë së Kulturës, vjen si pasojë e reagimit dhe ndjeshmërisë qytetare ndaj këtij rreziku që i kanosej trashëgimisë historike shqiptare.

Forumi falenderon të gjithë ata studiues vendas dhe të huaj, përfaqësues të misioneve diplomatike, gazetarë, njerëz publikë dhe qytetarë të tjerë dashamirës dhe të ndjeshëm ndaj mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, të cilët u rreshtuan në këtë çështje në anën e duhur dhe nuk pranuan që arroganca politike dhe inercia burokratike të shkaktonte dëme të pakthyeshme për vendbanimit e Komanit” thuhet në deklaratën e Forumit.

Anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimnisë, mes të cilëve Gjergj Bojaxhiu, Anila Basha, Arben Biçoku, Vaso Tole, Lorenc Bejko, Ben Andoni, Afrim Krasniqi, Maks Mitrojorgji, Rais Petrela, Erjon Tase, Etleva Nallbani etj, falenderojnë të gjithë ata intelektualë, gazetarë e njerëz të shoqërisë civile që bën të mundur ngritjen e zërit për ruajtjen e sitit arkeologjik.

“Ky është një rast i mirë për të apeluar të gjitha institucionet shtetërore që të jenë më bashkëpunuese dhe transparente me shoqërinë civile dhe problematikën që kjo shoqëri ngre në emër të publikut. Forumi do të vazhdojë të denoncojë dhe bëjë të dëgjohet zëri i reagimit qytetar për shumë çështje të tjera që rrezikojnë sot trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë” thuhet në deklaratën e Forumit.


Ndërkohë që Operatori i Sistemit të Transmetimit ka dalë në një tjetër deklaratë për linjën e interkonjeksionit, e cila ka qenë burim debatesh gjatë gjithë këtyre ditëve.

OST ka thënë se ende nuk është vendosur asgjë dhe se nuk përjashtohet kalimi nga Komani i linjës së Interkonjeksionit.

 “Ndryshimi i projektligjit nuk është vendimmarrje vetëm e jona. Ky është një projekt që do konsultim me financuesit dhe qeverinë”-tha OST.

Dje, OST njoftoi për zhvendosjen e shtyllave të energjisë elektrike nga vendbanimi i Komanit.

Drejtori i Operatorit të Transmetimit të Energjisë, Engjëll Zeqo deklaroi se shtyllat e energjisë elektrike, parashikuar për t'u ndërtuar në vendbanimin mesjetar të Komanit, nuk do të ngrihen aty. Zeqo tha se projekti nuk do të zbatohet, duke u bërë zhvendosja e tyre. Katër shtylla ishin planifikuar duke rrezikuar vendbanimin e lashtë. Sot specialistët kanë mbërritur në terren, siç u njoftua edhe dje nga drejtori i OST.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krijohet Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Durrës, grabitet me dhunë studentja »
Article Logic
Execution time: 0.013227939605713
array(1) { ["section"]=> string(95) "komani-forumi-per-trashegimnine-u-degjua-zeri-i-intelektualeve-ost-asgje-nuk-eshte-zyrtare-2314" }