Kombëtares ‘i mbyllin derën’, presidenti i KOKSH-it kritika Besa Shahinit dhe Erion Veliajt: Shteti po i vjedh investimet sportit (E PLOTË)

Publikuar tek: sport, më 15:09 14-08-2019 Kombëtares ‘i mbyllin derën’, presidenti i KOKSH-it kritika Besa Shahinit dhe Erion Veliajt: Shteti po i vjedh investimet sportit (E PLOTË) Pallati i Sportit ''Feti Borova''

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Viron Bezhani i është drejtuar me një letër të hapur Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë për lejimin e stërvitjes së ekipit kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Bezhani deklaron se shteti po i grabit investimet sportit në vend.

Ekipi kombëtar i basketbollit për meshkuj nuk është lejuar të stërvitet në kompleksin sportiv ‘’Feti Borova’’. Ngjarja indinjoi mbarë opinion sportiv.


‘’Zonja Ministre e Sportit dhe ju zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, ju duhet ta ndimoni sportin dhe jo t’i mbyllni atij dyert

Në këto momente, kur sporti në Shqipëri është në ditët e tij më të vështira, vjen lajmi i çuditshëm që kombëtarja e basketbollit nuk mund të stërvitet në sallën sportive që mban emrin e një prej ikonave të këtij sporti (salla e lojërave Feti Borova, pranë Tirana Olimpik Park). E pabesueshme por e vërtetë. Një skuadër kombëtare, që përfaqëson ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, nuk lejohet të stërvitet në kushte normale!!!

Shteti shpenzon miliona për të krijuar një sallë moderne sporti, e para dhe e vetmja në vendin tonë pas gati 30 vitesh demokraci dhe po vetë shteti është ai që i mbyll dyert. Vetë krijojmë diçka të bukur dhe po vetë përpiqemi ta shkatërrojmë atë. Absurde.

Zonja Ministre e Sportit dhe ju zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, ju duhet ta ndimoni sportin dhe jo t’i mbyllni atij dyert. Shteti duhet të përkahë sportin dhe jo ta përbuzë atë. Por, për fat të keq, kjo gjë po ndodh shpesh. E çuditshme kjo që ndodh tek ne, kur vetëm pak vite më parë u vendos që palestrat e shkollave t’i jepen komunitetit dhe nuk ia japim dot atë, falas, një ekipi kombëtar.

Të gjithë e dimë se mbështëetja financiare që merr sporti në vendin tonë është qesharake. Dhe, për fat të keq, ato pak parà ne duhet t’i harxhojmë për të paguar qiranë e një salle sporti në vend që ta zhvillojmë sportin. Kjo tregon që vlerësimi që ne kemi për sportin është qesharak, ndërkohë që në çdo vend të botës ndodh e kundërta. Kjo tregon se në çfarë niveli jemi…

Ky investim që shteti ka bërë për sportin i është mohuar sportit, madje i është grabitur sportit. Bashkia nuk e ka pronën e saj, por e ka në ruajtje atë objekt dhe nuk mund të bëhet taksambledhëse.

Qendra e vetme olimpike në Tiranë duhet të jetë në dispozicion të sportit, të ndihmojë në zhvillimin e sportit dhe jo të bëhet taksambledhëse duke kërkuar parà për sportin.

Viron Bezhani
President i KOKSH’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071570873260498
array(1) { ["section"]=> string(140) "kombetares-i-mbyllin-deren-presidenti-i-koksh-it-kritika-besa-shahinit-dhe-erion-veliajt-shteti-po-i-vjedh-investimet-sportit-e-plote-175319" }