Kombëtarja bën mrekullinë, triumfon me Bjellorusinë dhe ngjitet një division më lart

Publikuar tek: sport, më 17:57 18-11-2020 Kombëtarja bën mrekullinë, triumfon me Bjellorusinë dhe ngjitet një division më lart kombetarja shqiptare

Kombëtarja vuan por në fund ia arrinë qëllimit.  

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja mposhtën në “finalen” e fundit të grupit Bjellorusinë me shifrat 3-2.

Një trepikësh që i jep fitoren e grupit 4 në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe automatikisht ngjitjen një division më lart në edicionin e ardhshëm.

Heroi i kombëtares sonë ishte Sokol Cikalleshi, me sulmuesin që realizoi dopietë golash. Fillimisht kavajasi shënoi me kokë, ndërkohë që më pas shndërroi në gol një 11 metërsh.

Miqtë ngushtuan rezultatin, por Rei Manaj riktheu qetësinë në fundin e pjesës së parë. 45 minutëshi i dytë solli edhe një gol të Bjellorusisë, duke shtuar ankthin te kuqezinjtë, që arritën të menaxhonin rezultatin deri në fund.

Me këtë fitore, kombëtarja jonë vijon garën në Ligën e Kombeve, ku shpreson për një vend në Botërorin e Katarit të vitit 2022. Gjithashtu, kjo fitore mbush edhe arkat e FSHF, pasi merr plot 1.1 milionë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja humbet Elseid Hysaj për 'finalen' me Bjellorusinë, mbrojtësi rezulton pozitiv me Covid-19
»
Article Logic
Execution time: 0.010889053344727
array(1) { ["section"]=> string(90) "kombetarja-ben-mrekulline-triumfon-me-bjellorusine-dhe-ngjitet-nje-division-me-lart-228242" }