Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë dy ndeshjet zyrtare për eliminatoret e Europianit 2022 ndaj Qipros (27 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”) dhe Portugalisë (më 1 dhjetor në transfertë).
Një ditë para sfidës të gjitha lojtaret dhe stafi teknik kuqezi ka kryer testin për covid-19 dhe trajneri Amir Grima.Pak minuta më parë kanë dalë edhe përgjigjet e tamponëve dhe trajneri Grima ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar menjëherë për të evituar kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës.
Në orën 12:30 do të mbahet konferenca për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Qipros dhe në vend të trajnerit Grima pritet të dalë ndihmësi i tij.