Kombëtarja fiton, flet Panuçi: Me Maqedoninë do të ndryshojmë diçka

Publikuar tek: sport, më 19:49 02-09-2017 Kombëtarja fiton, flet Panuçi: Me Maqedoninë do të ndryshojmë diçka

Pas fitores së Shqipërisë përballë Lintejnshtejnit, trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panuçi, ka folur për televizionin publik, ku ka pranuar se Shqipëria pati vështirësi në këtë ndeshje.

Por për trajnerin Panuçi lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendruar.

“Ne nuk e patëm të lehtë, sepse vuajtëm ta gjenim golin dhe kjo na tensionoi disi. Megjithatë, skuadra u tregua e zonja dhe jam i kënaqur për rezultatin. Morëm atë që deshëm. Unë kam dëshirë që skuadra të luajë mirë futboll dhe nuk më pëlqen loja me topa të gjatë”, tha Panuçi.

Gjithshtu Panuçi pranoi se për ndeshjen me Maqedoninë pas tre ditësh kombëtarja kuqezi do të ndryshjë diçka.

“Nuk kam dëshirë të luaj në atë formë. Kundër Maqedonisë do të ndryshojë diçka. Të shohim se çfarë do të ndryshojmë, por tani duhet të shijojmë këtë fitore”, tha trajneri menjëherë pas ndeshjes në RTSH.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01606297492981
array(1) { ["section"]=> string(71) "kombetarja-fiton-flet-panuci-me-maqedonine-do-te-ndryshojme-dicka-90963" }