Kombëtarja humbet Elseid Hysaj për 'finalen' me Bjellorusinë, mbrojtësi rezulton pozitiv me Covid-19

Publikuar tek: sport, më 20:51 17-11-2020 Kombëtarja humbet Elseid Hysaj për 'finalen' me Bjellorusinë, mbrojtësi rezulton pozitiv me Covid-19 Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes "finale" të grupit përballë Bjellorusisë.  

Vetëm pak orë përpara këtij dueli, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ish kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj është infektuar me Covid-19 dhe për këtë do të mungojë në sfidën e nesërme.

Në këtë mënyrë ndryshojnë planet për trajnerin, Edi Reja, i cili duhet të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e Elseid Hysaj në këtë 90 minutësh.

"Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë. Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet sfida, Shqipëria shënon 3 gola për 3 pikë ndaj Kazakistanit
»
Article Logic
Execution time: 0.01089882850647
array(1) { ["section"]=> string(104) "kombetarja-humbet-elseid-hysaj-per-finalen-me-bjellorusine-mbrojtesi-rezulton-pozitiv-me-covid-19-228123" }