Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë me rezultatin 2 me 1. Ndërkohë që Portugalia u ka shkaktuar atyre humbjen e radhës, në kuadër të grupit të parë, duke e mposhtur Serbinë me rezultatin po 2 me 1. Portugalia shënoi që në fillim, por më pas serbët barazuan. Ndërkohë që në minutën e 63 Portugalia shënon golin e fitores.
Portugalia është në krye të grupit I me nëntë pikë, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria. Serbia ka vetëm një pikë dhe ndan vendin e fundit me Armeninë.
Mediat sportive serbe online kanë shkruar me “dhimbje” për Shqipërinë. “Kthimi i Shqipërisë për katër minuta, ia vështirëson jetën Serbisë” thuhet në titullin e gazetës Blic online. Ndërsa një tjetër portal online sportske.net ka një tjetër titull: Problem për serbët, fitore e re e Shqipërisë.