Shqipëria do të luajë kundër Italisë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit "Rusi 2018".
Për këtë ndeshje, trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi ka përzgjedhur lojtarët që do të grumbullohen, por ende nuk e ka zbuluar listën. Orët e fundit flitej që Lorenc Trashi i Partizanit është njëri nga 4 futbollistët e përzgjedhur në Superiore.
Megjithatë burime e përgënjeshtrojnë këtë lajm, teksa konfirmohet si zgjedhje e teknikut italian, Liridon Latifi. Ndërkohë 3 lojtarët e tjerë janë: Alban Hoxha, Orges Shehi dhe Albi Alla. Shqipëria do të luajë kundër Italisë në 24 mars në Palermo.