Komedianët rus imitonin politikanët, Zaev mendonte se po bisedonte me Stoltenberg dhe Poroshenkon (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 19:14 09-07-2019 Komedianët rus imitonin politikanët, Zaev mendonte se po bisedonte me Stoltenberg dhe Poroshenkon (VIDEO) Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev dhe dy komendianet rus Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rënë pre e dy imituesve dhe komedianëve rus, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov.

Ai gjatë bisedave telefonike ka menduar se po fliste me sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me ish presidentin e Ukrainës Petro Porroshenkon, kur në fakt ka folur me dyshen e komedianëve rus të cilët imitonin këto dy personalitete.

Dy komedianët rus, të njohur edhe si Leksus dhe Vovan, kanë publikuar ditën e djeshme një video ku përmblidhnin tre biseda telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mësohet se dyshja e komedianëve rus kanë arritur të manipulojnë edhe presidentit francez Emanuel Macron dhe ish ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Në bisedën telefonike me Macron njëri prej komedianëve ka imituar presidentin e ri të sapozgjedhur ukrainas, Vladimir Zelenskin, ndërsa në telefonatën me Boris Johnson kanë imituar kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashijanin.

Edhe pse ky lajm është shpërndarë në të gjitha mediat dhe video e bisedave telefonike me kryeministrin Zaev është publikuar nga dy komedianët rus, qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka patur asnjë reagim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029772043228149
array(1) { ["section"]=> string(109) "komedianet-rus-imitonin-politikanet-zaev-mendonte-se-po-bisedonte-me-stoltenberg-dhe-poroshenkon-video-171674" }