Komediania amerikane merr çmimin Golden Globe për kontributin e saj në televizion

Publikuar tek: bota, më 20:24 05-11-2019 Komediania amerikane merr çmimin Golden Globe për kontributin e saj në televizion Komediania e njohur amerikane Ellen DeGeneres

Komediania e njohur amerikane Ellen DeGeneres është vlerësuar me çmimin prestigjioz Golden Globe, duke vlerësuar karrierën e saj 25 vjeçare në televizionin amerikan.

DeGeneres është edhe marrësja e dytë e çmimit Carol Burnett, i cili u paraqit si çmim për herë të parë nga vetë aktorja e njohur amerikane Burnett në ceremoninë e Golden Globes vitin e shkuar.

Komediania Ellen DeGeneres deklaroi se çmimi Golden Globes ishte çmimi i jetës së saj duke qenë një çmim që vlerësonte edhe karrierën e saj 25 vjeçare në televizionin amerikan.

DeGeneres, një nga personazhet më të shquar të grave gay, filloi karrierën e saj në stand-upet para se të transferohej në televizion. Ajo aktualisht është moderatore e shoë-it ‘The Ellen DeGeneres Show’.

‘Përveç suksesit të saj në televizion, ajo është edhe një avokate e suksesshme dhe filantrope, duke u dhënë zë atyre që nuk kanë dhe duke ndihmuar përmes platformës së saj’, tha Lorenzo Soria, presidente e Shoqatës së Shtypit në Hollivudit (HFPA) e cila i dhuroi çmimin e ‘Globit të Artë’ komedianes.

DeGeneres deri më tani është vlerësuar me dy çmime të larta në Shtetet e Bashkuara, me medaljen Presidenciale të Lirisë si dhe me çmimin Mark Tëain për Humorin Amerikan.

Përveç punës së saj në televizion, DeGeneres u bë e njohur edhe me dublimin e zërit të personazhit të njohur me emrin Dory, në filmat e animuar ‘Në kërkim të Nemos’ dhe ‘Finding Dory’.

Ceremonia e çmimeve të Golden Globes për filmin dhe televizionin do të zhvillohet në Beverly Hills në 5 janar të vitit 2020.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013685941696167
array(1) { ["section"]=> string(88) "komediania-amerikane-merr-cmimin-golden-globe-per-kontributin-e-saj-ne-televizion-184824" }