Komentatori i njohur sportiv feston ditëlindjen, Meta i dedikon urimin e veçantë: Për gjashtë dekada…

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 01-06-2020 Komentatori i njohur sportiv feston ditëlindjen, Meta i dedikon urimin e veçantë: Për gjashtë dekada… Ismet Bellova

Presidenti Ilir Meta ka uruar për ditëlindje mjeshtrin e radiokronikës dhe gazetarisë sportive, komentatorin Ismet Bellova.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se Bellova me zërin e tij brilant për gati gjashtë dekada përcolli në shtëpitë dhe hapësirat mbarëshqiptare emocionet e jashtëzakonshme të sportit e në veçanti futbollit.

Kreu i shtetit i dëshiron jetë të gjatë profesorit, transmetimet të cilit vlerësohen në klasin të lartë dhe zënë një vend të merituar, aq të vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportive.

Postimi i plotë:

Edhe 100 pranvera të tjera, Mjeshtrit të radiokronikës dhe gazetarisë sportive, Profesor Ismet Bellova, komentatorit me zërin brilant që për gati gjashtë dekada përcolli në shtëpitë dhe hapësirat mbarëshqiptare emocionet e jashtëzakonshme të sportit e në veçanti futbollit.

Në trashëgiminë e fondit të artë të radios shqiptare, transmetimet e klasit të lartë të Profesor Bellovës, zënë një vend të merituar, aq të vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë. Ashtu sikundër me të drejtë vlerësohet edhe kontributi i tij i spikatur në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Klubin Sportiv “Partizani”, në edukimin dhe përgatitjen e shumë talenteve sportive.

Gëzuar 86-vjetorin e lindjes, jetë të gjatë dhe plot shëndet Profesor Ismet Bellova!

84460323_3049414968438089_4791694828016500736_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090618133544922
array(1) { ["section"]=> string(105) "komentatori-i-njohur-sportiv-feston-ditelindjen-meta-i-dedikon-urimin-e-vecante-per-gjashte-dekada-208634" }