Komentet për NATO-n, Trump i kthehet keq Macron-it: A do disa luftëtarë të mirë të ISIS? Mund të të jap disa...

Publikuar tek: bota, më 17:21 03-12-2019 Komentet për NATO-n, Trump i kthehet keq Macron-it: A do disa luftëtarë të mirë të ISIS? Mund të të jap disa...

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi të martën presidentin francez Emmanuel Macron për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATO-n si një organizatë që po prjeton një "një vdekje klinike të trurut", duke thënë se komenti i udhëheqësit francez ishte një “deklaratë e rëndë”.

Duke folur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, derisa udhëheqësit e vendeve anëtare, u mblodhën për një samit në Londër, presidenti Trump tha se “ju thjesht nuk mund të shkoni vërdallë duke bërë deklarata të tilla për NATO-n".

“A dëshiron disa luftëtarë të mirë të ISIS? Mund të të jap ndonjë”, tha Donald Trump kur u pyet për luftëtarët e ISIS nga Europa të kapur në Siri.

Në të kaluarën, Trump ka thënë se NATO është "e vjetëruar" dhe vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t'u larguar nga aleanca.

Komentet e presidentit Macron u bënë në një intervistë me revistën britanike The Economist, muajin e kaluar. Ai që atëherë ka mbrojtur komentet e tij, duke thënë se NATO-s "kishte nevojë për një alarm zgjimi" dhe duhet të përqendrohet në çështje të tjera përveç nivelit të shpenzimeve të secilit vend në fushën e mbrojtjes.

Presidenti Trump dhe presidenti Macron do të takohen gjatë së martës.

Shpenzimet e mbrojtjes kanë qenë një fokus për Presidentin Trump që kur ai mori detyrën në vitin 2017 dhe u ankua se Shtetet e Bashkuara po merrnin barrën më të madhe financiare të aleancës.

“Stoltenberg përshëndeti angazhimin e Presidentit Trump të martën, duke thënë se udhëheqja e tij në këtë çështje është "duke pasur një ndikim të real". Ai përmendi një rritje prej 130 miliardë dollarësh në buxhetet e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe tha se deri në vitin 2024 do ketë një rritje deri në 400 miliardë dollarë në shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës së bashku.

Përveç diskutimeve për buxhetin, Stoltenberg tha se udhëheqësit vendeve të NATO-s do të flasin edhe për përpjekjet e luftës kundër terrorizmit, kontrollin e armëve, marrëdhëniet me Rusinë dhe ngritjen e Kinës.

Samiti po mbahet derisa presidenti Trump përballet në shtëpi me një hetim për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikat e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca ndërsa ai po merr pjesë në samit.

Por, ai mohoi mundësinë që procesi të ketë dobësuar pozitën e tij derisa po takohet me udhëheqësit botëror”, raporton Voa.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012162923812866
array(1) { ["section"]=> string(112) "komentet-per-nato-n-trump-i-kthehet-keq-macron-it-a-do-disa-luftetare-te-mire-te-isis-mund-te-te-jap-disa-188276" }