Komentuesja shkruan “lopë” në foton e Bleonës, revoltohet mamaja e këngëtares

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:34 23-05-2015 Komentuesja shkruan “lopë” në foton e Bleonës, revoltohet mamaja e këngëtares

Një koment i një ndjekëse të Bleona Qerretit në rrjetin social “instagram” është bërë shkak që mamaja e këngëtares të komentojë duke iu kundërvënë me nota ironie komentueses.

Në fakt e gjitha duhet të jetë një keqkuptim . Bleona ka postuar një foto dhe një nga komentuesit e ka pyetur Bleonën se kur do shkonte në Prishtinë. Fill pas këtij komenti, vjen një tjetër nga një vajzë e cila i kthen përgjigje komentuesit të parë duke i thënë “kur të bjen bujki lopën prej livadhi”.

Mamaja e Bleonës, Oli Qerreti i është përgjigjur menjëherë komentueses  duke i shkruar se ajo nuk kishte faj pasi “njeh vetëm lopën “.

Mamaja  e Bleonë si duket,  ka kujtuar sikur komenti i është adresuar vajzës së saj dhe ka reaguar menjëherë ose mos ndoshta ajo e ka kuptuar drejt komentin e komentueses por gjithsesi ka vendosur t’i përgjigjet pasi nuk i është dukur me vend komenti i saj.

Sido që të ketë qenë , komentet e ndjekëses së Bleonës si dhe të mamasë së këngëtares pas disa minutash u fshinë nga fotoja.

Komentet në foton e Bleonës

Fotoja që postoi këngëtarja 


 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029449224472046
array(1) { ["section"]=> string(80) "komentuesja-shkruan-lope-ne-foton-e-bleones-revoltohet-mamaja-e-kengetares-11805" }