‘Komisariati në Lushnje merrte pengje’, gazetarja tregon si e kërcënuan në telefon dhe i përvishet Spartak Poçit: Pse donin të të eliminonin zoti ministër? (RRËFIMI I PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 22-01-2020 ‘Komisariati në Lushnje merrte pengje’, gazetarja tregon si e kërcënuan në telefon dhe i përvishet Spartak Poçit: Pse donin të të eliminonin zoti ministër? (RRËFIMI I PLOTË) Ne foto- nga e majta në të djathtë Spartak Poci, Aldo Bare, Klara Dervishi

Gazetarja me përvojë, Klara Dervishi ndan një rrëfim të vitit 1999 kur ministria e Brendshme drejtohej nga Spartak Poçi.

 Dervishi e ka pyetur atëkohë ministrin për një komisariat në Lushnje që merrte pengje por pas kësaj është këcënuar në telefon nga bandat.

Ky rrëfim i Dervishit vjen pas një prononcimi që Poçi ka bërë mbrëmë në media lidhur me bandën e Aldo Bares, ku ka dëshmuar se kanë dashur ta eliminonin kur ishte në detyrën e ministrit të rendit.

“Paska folur ish ministri Spartak Poçi? Por si të gjithë në këtë vend nuk ka thënë gjithë të vërtetën ose nga mungesa e memories ose..... Te gjithë kolegët kujtojnë një konferencë shtypi në verën e vitit 1999 në ministrinë e brendshme ku ministri Spartak Poçi po fliste per "sukseset" e policisë shqiptare. Poli Hoxha, @Anila prifti, Sokol Bregu e ndonjë tjetër koleg në atë kohë janë dëshmimtarë të një fakti. Një pyetje e bërë nga unë si gazetare e gazetës Albania në atë kohë e zuri në befasi Zotin minister: Pyetja ishte:

Zoti miniser a keni dijeni ju për një komisiarit policie paralel në Lushnje, që mer pengje, dhe u shkon familjeve iu thotë ta gjejmë ne vazjën ose djalin por duhet të paguash kaq leke, që del me makinë të blinduar në rrugët e qytetit të Lushnjes me një automjet që nuk krahasohet me atë të policisë per nga sofistikimi dhe policia struket kur i shikon???????...

Normal gazetarët pra kolegët e mi u habiten, Poli Hoxha me tha: ti paske pasur super lajm si s'na e ke thënë dhe nisi të më pyeste për te tjera detaje... Unë në atë kohë mora një kercënim ne telefonin fiks të gazetës, nuk di te them të porositur apo jo nga ALDO BARE apo ndonjë shërbëtor i tij. Telefonata erdhi nga një njeri qe une e njihja dhe kjo nuk do shumë mend ta kuptosh se nga kush vinte "mesazhi:. Por di te them qe MInistri @SPartak Poçi pas asaj konference nisi një operacion në Lushnje që gjithashtu rezultoi një deshtim...

Mua më pyeten edhe nga ministria në atë kohë, njerëz që mund të jenë sërish në detyrë sot dhe me keq akoma nga njerez i kanë sot bashkëshortin/bashkëshorten deputet të Partise Socialiste: Kush ta porositi këtë pyetje? Nuk kisha porosi nga askush dhe ata e morën pergjigjen në atë kohë njësoj si sot. Ministri do bënte mirë të tregonte kush e pengonte ndërhyrjen në Lushnje deri në atë kohë. Pse nisi një gjoja ndërhyrje vetëm kur pa gazetat të nesërmen me titull të madh për Komisariatin paralel? Pse donin të eliminonin zoti Minister kur ti i kishe lënë të qetë gjithë kohën ata?”, përmbyll Dervishi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070569515228271
array(1) { ["section"]=> string(173) "komisariati-ne-lushnje-merrte-pengje-gazetarja-tregon-si-e-kercenuan-ne-telefon-dhe-i-pervishet-spartak-pocit-pse-donin-te-te-eliminonin-zoti-minister-rrefimi-i-plote-192827" }