‘Komisionerët shkojnë në burg’, Gjata flet për mbushjen e kutive më 30 qershor: Vepër penale

Publikuar tek: aktualitet, më 21:41 06-07-2019 ‘Komisionerët shkojnë në burg’, Gjata flet për mbushjen e kutive më 30 qershor: Vepër penale

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, i ftuar mbrëmjen e sotme në RTV Ora ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Gjata, parregullsitë në zgjedhjet e zhvilluara, i konsideron falsifikime të qëllimshme, të cilat përbëjnë vepër penale.

Sipas Gjatës, ata komisionerë që mbushin kutitë, shkojnë në burg po të kemi prokurori dhe shtet.

‘Nuk janë parregullësi, janë falsifikime të qëllimshme. Janë vepër penale e ka kodi penal. Kush ndryshon rezultatin duke falsifikuar dokumentat, duke mbushur kutitë. Kur të dalin në kuti 10 vota, ndërkohë që në listë ke tre firma, normal që janë mbushur kutitë se ata të tre nuk mund të hedhin 10 vota.300 veta nuk mund të hedhin 1000 vota, apo 30 veta 2000 vota.Jemi para veprës penale.Ata komisionerë shkojnë në burg po të kemi prokurori dhe shtet.Ligji është, pse nuk zbatohet?’, u shpreh Gjata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.36172008514404
array(1) { ["section"]=> string(95) "komisioneret-shkojne-ne-burg-gjata-flet-per-mbushjen-e-kutive-me-30-qershor-veper-penale-171363" }