Komisioneri Hahn ndjen rrezikun nga Kina: Zgjerimi i BE-së duhet të vijë me çdo kusht

Publikuar tek: bota, më 16:34 28-07-2018 Komisioneri Hahn ndjen rrezikun nga Kina: Zgjerimi i BE-së duhet të vijë me çdo kusht Johaness Hahn

Johannes Hahn, Komisioneri Europian për Zgjerimin, nëpërmjet një deklarate ka analizuar rolin e Kinës në Ballkanin Perëndimor, duke pretenduar se Pekini po përpiqet t’i kthejë vendet e Ballkanit Perëndimor në “kuaj trojan”.

 

Hahn është shprehur se kombinimi kinez i kapitalizmit dhe diktaturës politike mund të jetë i dëshirueshëm për disa liderë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke ju referuar edhe të kaluarës historike, Diktatura ka qenë më shumë se prezente në rajon dhe mund të kamuflohet me sistemin kapitalist. Sipas tij, vendet europiane i tremben ndikimit rus, por duhet të ruhet vigjilenca ndaj veprimeve të Kinës, pasi po shtrihet në rajon me anë të investimeve të ndryshme në shumë fusha të ekonomisë.

Hahn mendon se është “mjaft ambicioz”. Qëndrimet e vendeve europiane janë të dyjëzuara, Presidenti francez Emmanuel Macron është skeptik mbi hapjen e BE-së për anëtarët e rinj dhe insiston që Bashkimi Evropian duhet të përqëndrohet në reformën e vet para se të mendojë për zgjerimin. Ndërkaq të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duan të anëtarësohen.

Sipas tij, projekti i zgjerimit të BE për të gjithë Ballkanin Perëndimor është një “mision historik”. “Gjithçka filloi në vitin 1989 me rënien e Perdes së Hekurt”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAZAKONTË/ Australia akuzohet për vjedhje flamuri, Zelanda e Re: Është i yni
U abuzua seksualisht, rrëfehet murgesha: Kjo ngjarje më bëri të çmendem »
Article Logic
Execution time: 0.012166976928711
array(1) { ["section"]=> string(91) "komisioneri-hahn-ndjen-rrezikun-nga-kina-zgjerimi-i-be-se-duhet-te-vije-me-cdo-kusht-129438" }