Komisioneri i Zgjerimit takon Rudina Hajdarin pas mbledhjes për Zgjedhoren: Thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt Europës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:04 28-05-2020 Komisioneri i Zgjerimit takon Rudina Hajdarin pas mbledhjes për Zgjedhoren: Thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt Europës Oliver Varhelyi, Komisioner i Zgjerimit në BE

Oliver Varhelyi, Komisioner i Zgjerimit në BE njofton se është takuar mbrëmjen e sotme me bashkëkryetaren në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari.

Varhelyi thotë se ka pasur një diskutim të mirë me Hajdarin dhe i ka shprehur asaj mbëhstetjen për punën në vaahdim. Ky takim mes Hajdarit e Komisionerit të Zgjerimit ka ardhur menjëherë pas bisedimeve 3 orëshe të përfaqësuesve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore në Pallatin e Kongreseve.

“Patëm një diskutim të mirë mbrëmjen e sotme me Rudina Hajdarin në rolin e bashkëkryetares së komisionit parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore, për të shprehur mbështetjen për punën në vazhdim. Reforma Zgjedhore në një linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR është thelbësore për Shqipërinë në rrugën drejt Europës”, shkruan Komisioneri në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010720014572144
array(1) { ["section"]=> string(130) "komisioneri-i-zgjerimit-takon-rudina-hajdarin-pas-mbledhjes-per-zgjedhoren-thelbesore-per-rrugen-e-shqiperise-drejt-europes-208208" }