Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, flet Zaganjori: Kam sjellë prova e fakte për shtëpinë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 25-06-2019 Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, flet Zaganjori: Kam sjellë prova e fakte për shtëpinë

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të për kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.

Por akuzat për probleme me pasurinë i ka përgënjeshtruar Zaganjori, i cili solli prova për të vërtetuar se nga vijnë pronat.

'Unë respektoj ligjin, sepse kështu është formimi im, të gjithë jemi në pritje. Unë thashë në kuptimin e provueshmërisë, unë jap fakte që është ashtu si them unë. Këto lloj situatash vërtetohen, jo më në situata. Shtëpia është pronë e bashkëshortes ndërtuar në 1997, Jetoj në atë shtëpi që prej vitit 1997.Nuk është e lehtë që të gjendet dokumentacioni, për një banesë para 30 vitesh. Gjeta kontratën e sipërmarrjes. Dorëzova fotografi, ku për fat kanë dhe datë. Tregon kohën e saktë të kohës së ndërtimit. Unë mendoj që janë prova, tani do e vërtetojnë ato', tha Zaganjori.

Ndërkohë seanca u ndërpre dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 10 korrik.

Kujtojmsë së Komisioneri Publik vlerësoi se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, konkretisht për shtëpinë, një dyqan, një garazh dhe një bibliotekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066593885421753
array(1) { ["section"]=> string(96) "komisioneri-publik-kerkoi-shkarkimin-flet-zaganjori-kam-sjelle-prova-e-fakte-per-shtepine-169711" }