Komisioneri Varhelyi: Është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë

Publikuar tek: bota, më 12:11 10-07-2020 Komisioneri Varhelyi: Është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian Oliver Varhelyi ka thënë se Europa ka dështuar dhe ndjehen të turpëruar për masakrën e Srebrenicës.

Duke folur para Parlamentit Europian ai u shpreh se “gjenocidi në Srebrenicë mbetet një plagë e hapur në zemër të Evropës”.

“Ajo vazhdon të na ndjekë. Vazhdon të na kujtojë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të ndodhë përsëri. Prandaj, është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”, tha Varhelyi.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, zonën që ishte e shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Ditën enesërme shënohet 25 vjetori i masakrës s ëSrebrenicës, ndërsa në vitin 2007 Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është shprehur se masakra e Srbrenicës është një genocid i forcave serbe, ndaj Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

“Është po ashtu detyra jonë që të sigurojmë dhënien e përgjegjësisë. Drejtësia duhet të vihet dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për masakrën, duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. 25 vite më vonë, është më urgjente se kurrë që t’i jepet fund mosndëshkimit për kryerësit e krimeve të luftës”, tha Varhelyi para Parlamentit Evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098879337310791
array(1) { ["section"]=> string(82) "komisioneri-varhelyi-eshte-detyra-jone-ta-kujtojme-srebrenicen-pergjithmone-213419" }