Komisioneri Varhelyi tha të pritej Venecia, i përgjigjet mënjeherë Rama: Koha deri në zgjedhje nuk pret! I kthehet dhe Metës: Ekstremist që ka marrë peng Presidencën

Publikuar tek: politike, më 14:15 26-10-2020 Komisioneri Varhelyi tha të pritej Venecia, i përgjigjet mënjeherë Rama: Koha deri në zgjedhje nuk pret! I kthehet dhe Metës: Ekstremist që ka marrë peng Presidencën FotoArkive: Edi Rama

Kryeministri Rama i përgjigjet Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi, i cili tha se Parlamenti duhet të presë opinionin e Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Më herët, Meta lajmëroi se ishte ai që i kishte dërguar ndryshimet në Venecia, me kërkesë të opozitës.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË”, shkruan Rama.

Më tej, kryeministri e quan Metën ekstremist që ka marrë peng Presidencën.

“Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave”, përmbyll Rama.

Lexo edhe: Parlamenti të presë këshillat e Komisionit para se ta rivotojë

Lexo edhe: Meta çon në Venecia ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Parlamenti të presë këshillat e Komisionit të Venecias’, Basha reagon pas deklaratës së Varhelyi
Zbardhen pyetjet e Metës drejtuar Komisionit të Venecias: Duam opinion URGJENT për ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.012154817581177
array(1) { ["section"]=> string(168) "komisioneri-varhelyi-tha-te-pritej-venecia-i-pergjigjet-menjehere-rama-koha-deri-ne-zgjedhje-nuk-pret-i-kthehet-dhe-metes-ekstremist-qe-ka-marre-peng-presidencen-225204" }