Komisioni Europian vlerësim pozitiv mbi raportin e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2018

Publikuar tek: aktualitet, më 20:16 24-04-2019 Komisioni Europian vlerësim pozitiv mbi raportin e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2018 Raportimi i delegacionit te Ministrise se Brendshme ne Bruksel

Gjatë ditës së sotme, delegacioni i Ministrisë së Brendshme, ka prezantuar në Bruksel raportin e Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2018-të, raport i cili u vlerësua pozitivisht nga Komisioni Europian.

Në delegacionin e përbërë nga katër zëvendësministrat e Brendshëm, çështjet që u trajtuan ishin progresi dhe rezultatet e Policisë së Shtetit në fushën kundër krimit të organizuar, masa për migracionin e paligjshëm, procesi i Vettingut në Polici dhe plani i masave kundër terrorizmit.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, Ministria e Brendshme bëri me dije se përfaqësuesit e Komisionit Europian dhanë një vlerësim pozitiv dhe përgëzuan rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 nga ana e Policisë së Shtetit.

Vlen të theksohet se takimi raportues për Komisionin Europian, ka rëndësi themelore në vendimin e Qershorit pranë hapjes së negociatave.

Postimi i plotë:

Raportim mbi 5 prioritetet kyçe/Komisioni Europian vlerësim pozitiv për rezultatet e arritura nga Shqipëria

Bruksel - Një delegacion i Ministrisë së Brendshme, në përbërje të së cilit janë zëvendësministrat e Brendshëm Julian Hodaj, Romina Kuko, Rovena Voda dhe Besfort Lamallari, raportoi pranë Komisionit Europian në Nënkomitetin e 11-të për ‘Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë’, si n/komiteti që mbulon bazat e 5 prioriteteve, që BE-ja i ka vendosur Shqipërisë në procesin e integrimit.

Çështjet e trajtuara ishin progresi dhe rezultatet e Policisë së Shtetit dhe agjencive ligj zbatuese shqiptare në fushën kundër krimit të organizuar, masat për migracionin e paligjshëm, ecuria e procesit të Vetting-ut në Polici, si dhe plani i masave kundër terrorizmit.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian shprehën vlerësim pozitiv dhe përgëzuan rezultatet e arritura nga Shqipëria për vitin 2018 në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, operacionet e zhvilluar kundër krimit të organizuar, si dhe theksuan fort rëndësinë e vazhdimësisë së zbatimit të Reformës në Drejtësi, si dhe thellimin e luftës kundër krimit të organizuar.

Ky takim raportues mbi ecurinë e përmbushjes së prioriteteve, ka rëndësi themelore në vendimin e Qershorit, në pritje të hapjes së negociatave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021283864974976
array(1) { ["section"]=> string(94) "komisioni-europian-vleresim-pozitiv-mbi-raportin-e-policise-se-shtetit-gjate-vitit-2018-161730" }