Komisioni Evropian vlerëson RTSH: Ka bërë progres në programacion, përmbajtje dhe teknologji

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 17-10-2020 Komisioni Evropian vlerëson RTSH: Ka bërë progres në programacion, përmbajtje dhe teknologji

Komisioni Europian në raportin për Shqipërinë për vitin 2020 është shprehur me nota pozitive për Radio Televizonin Shqiptar, duke thënë se ka bërë progres në programacion, përmbajtje dhe teknologji.

"Unë nuk mund të shpreh asgjë tjetër me përjashtim të kënaqësisë që përpjekjet tona të vazhdueshme, të përditshme, të të gjithë kolektivit të gazetarëve, të drejtuesve, të teknikëve dhe gjithë personelit tjetër vlerësohen në një raport serioz për Shqipërinë”, është shprehur Thoma Gëllçi, drejtor i Përgjithshëm i RTSh. "Të jemi të ndërgjegjshëm se disa vite përpara gjendja në RTSh ishte bërë një nga pengesat kryesore në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjithmonë nënvizohej se ky radiotelevizion ishte thjeshtë një shërbëtor i bindur që zbatonte urdhërat e politikës dhe atij që ishte nëpushtet", ka shtuar ai.

Raporti për vitin 2020 konsolidon vlerësimet e raporteve të viteve të fundit, për ndryshimin rrënjësor, si në formë dhe në përmbatje për transmetuesin publik shqiptar. Por ku konsistojnë këto ndryshime që kanë sjellë për herë të parë një vlerësim çdo vit në rritje nga Komisioni Europian? Sfida kryesore e RTSh ka qenë transformimi i gjithanshem i televizionit dhe ndryshimii mendësisë se ky televizion i shërbente pushtetit të radhës. Por sfida të tjera për RTSH janë transformimi teknologjik, ndërtimi i rrjetitdixhital dhe kalimi në transmetimet dixhitale duke ecuar paralelisht me shtimin e programeve dhe buqetës së kanale për shikuesit, pa asnjë pagesë shtesë.

"Tashmë është fakt që RTSH ka transformime të mëdha teknologjike dhe e vlerësoj shumë faktin që KE ka vënë re më së shumti transformime teknologjike në rrjetin numerik tokësor", ka thënë drejtuesi i Njësisë Teknike në RTSh Henri Muça. Raporti progresi i Komisionit Europian analizon dhe vlerëson përparimin e vendit përmes 33 kapitujve. Vlerësimet për Transmetuesin Publik janë në kapitullin e lirisë së shprehjes ku analizohen me hollësi gjendja e tregut mediatik, kushtet e punës së gazetarëve dhe gjendja ekonomike e operatorëve mediatik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011760950088501
array(1) { ["section"]=> string(97) "komisioni-evropian-vlereson-rtsh-ka-bere-progres-ne-programacion-permbajtje-dhe-teknologji-224105" }