Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, thirret për të dëshmuar Ardian Dvorani

Publikuar tek: politike, më 14:43 28-02-2020 Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, thirret për të dëshmuar Ardian Dvorani Ardian Dvorani

Sot është mbledhur Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ku pritet të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Kryetari i Komisionit Ulsi Manja ka thënë se mazhoranca ka kërkuar zgjerimin e hetimit për Presidentin Meta, në lidhje me emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Por deputetët e opozitë së re kanë kundërshtuar këtë zgjerim hetimi, duke theksuar qëndrimin e tyre për të mos përfshirë emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si objekt të këtij hetimi.

“Unë nuk dua të jem pjesë e një procesi hetimor që nuk bëhet në bazë të rregullave. Unë e di që jam në pakicë. Dua të procedoj që nesër dhe në vazhdim ku vend të marrë nga ky komision atë që është më e efektshme", u shpreh Adriatik Alimadhi.

“Ne në mbledhjen e fundit shtuan në objektin hetimor emërimin e antërtarëve të Kushtetuese. Ne nuk nuk ishim dakord. Ju e vendosët me shumicë votash. Pavarësisht dëshirës dhe votave tona kjo është shtuar pavarësisht dëshirave që ne kemi si opozitë. Ne nuk mund t'i shmangemi. Do marrim pjesë në këtë debat për të qartësuar opinionin publik me atë që ka ndodhur", deklaroi Alban Zeneli.
Ardian Dvorani është paditur në SPAK nga Ilir Meta, me akuzën për ‘Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Ai akuzohet nga Meta edhe se ka tentuar të bëjë ‘grusht shteti’, duke shkelur Kushtetutën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.








Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067121982574463
array(1) { ["section"]=> string(86) "komisioni-hetimor-per-shkarkimin-e-metes-thirret-per-te-deshmuar-ardian-dvorani-196771" }