Komisioni i Ekonomisë, deputeti përplaset me Ahmetajn: Mos më bëj ironi!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:24 11-12-2019 Komisioni i Ekonomisë, deputeti përplaset me Ahmetajn: Mos më bëj ironi! Kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ka patur një debat në mes ish ministrit të Financave dhe kreut të Komisionit, Arben Ahmetaj i cili është ‘përplasur’ me deputetin Artur Roshi.

Gjatë diskutimit për projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, Ahmetaj tha se nismën për këtë projektligj e ka ndërmarrë vet ai, por Artur Roshi, njëherësh edhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, ka ndërhyrë duke i thënë që mos të bëjë ironi.

Ahmetaj: Nismën për rivlerësimin e kam bërë unë.  

Roshi: Mos bëj ironi këtu.

Ahmetaj ndër të tjera tha se qytetarët kanë të drejtë ta rivlerësojnë apo jo pasurinë e tyre. Sipas tij rivlerësimi 3% është normal. Nga ana tjetër deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka këmbëngulur se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të vijojë me vlerësimin 2%. Sipas Gjylametit  çmimet minimale fiskale dihen dhe efektet financiare tashmë pas tërmetit janë të pritshme.  

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh i bindur se Durrësi po ringrihet qoftë edhe shpirtërisht pas tërmetit të 26 nëntorit.  

Debati:

Arben Ahmetaj: Qetësohu, mos bëj sherr kot se nuk të shkon.

Artur Roshi: Niko, boll Niko ik se të dëgjuam

Arben Ahmetaj: Do ta drejtosh komisionin tani

Artur Roshi: Propozimin e keni bërë ju, çoje për votimin tani.

Arben Ahmetaj: Po nuk ka rëndësi. Zoti deputet, këtë e di unë ti po të duash ik, po deshe rri. Ti ke detyrën tënde.

Artur Roshi: Jo mo se nuk e di vetëm ti, se ti deputet si mua je.

Arben Ahmetaj: Nismën e kam bërë unë, mos bëni ironi. E ka thirrur komisioni, zoti Roshi siç duket sot, ju e keni mendjen për sherr.  Mos u bëni qesharak.

Roshi: Qesharak jeni ju.

Ahmetaj: E di unë atë punë nuk e dini ju. Ore jini në vete apo jo. Është Autoriteti Fiskal që do të mbajë përgjegjësi mo.  Niko vazhdo të lutem…

Artur Roshi: E propozove ti ligjin. Kur të duash ti flet edhe për qeverinë, edhe për komisionin, flet për të gjitha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036389112472534
array(1) { ["section"]=> string(87) "komisioni-i-ekonomise-kryetari-i-bashkise-perplaset-me-ahmetajn-mos-me-bej-ironi-189066" }