Komisioni i Jashtëm voton protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 12-02-2019 Komisioni i Jashtëm voton protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Komisioni i Jashtëm miratoi projektligjin për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë se Veriut, në Nato.

Komisioni u mblodh mëngjesin e kësaj të marte. Gjatë mbledhjes u votua unanimisht, për këtë projektligj i cili synon ratifikimin e protokollit të Traktatit te Atlantikut të Veriut për aderimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën euroatlantike. 

Pjesëmarrës  në mbledhjen e komisionit ishin  Zv. ministër i Mbrojtjes Petro Koçi, deputetja  e LSI-së , Klajda Gjosha, deputeti i PS-së, Ervin Bushati, ish . z.v minsitri i Jashtëm ditmire Bushati etj.

Ndërkohë, dje edhe Komisioni i Ligjeve mbaji qëndrim pozitiv për votimin e këtij protokolli, ndërsa  të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0047640800476074
array(1) { ["section"]=> string(82) "komisioni-i-jashtem-voton-protokollin-per-anetaresimin-e-maqedonise-ne-nato-152469" }