Komisioni i Ligjeve i jep ‘okay-n’ marrëveshjes së Qeverisë shqiptare me kompaninë GAVI: Do blihen 1.14 milion vaksina për Covid dhe do paguhen 4 milion dollarë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 26-10-2020 Komisioni i Ligjeve i jep ‘okay-n’ marrëveshjes së Qeverisë shqiptare me kompaninë GAVI: Do blihen 1.14 milion vaksina për Covid dhe do paguhen 4 milion dollarë Ulsi Manja, kreu i Komisionit te Ligjeve

Komisioni i Ligjeve ka votuar sot me shumicë votash marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria shqiptare me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.

“Miratohet me të gjitha votat e të pranishmëve ky projektligj. Relatorja të bëj gati projektligjin dhe ta bëjmë gati për seancën e të enjtes”, tha kryetari i Komisionit Ulsi Manja. Tashmë, pritet që projektligji t’i shkojë Kuvendit ditën e enjte dhe të marrë dhe pëlqimin e ligjvënësve.

Sipas projektligjit, Shqipëria do të marrë 1, 140, 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë) doza të vaksinës “COVAX Facility”, të kompanisë GAVI, të cilat mbulojnë 20% të popullsisë. Qeveria shqiptare do paguajë fillimisht 3, 990, 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë për këtë kontratë.

Lexo edhe: Ja sa do të paguajë Qeveria shqiptare dhe sa doza do marrë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e 12-të e grevës së naftëtareve, qytetarët mblidhen në protestë: Nuk do ndalet greva, duam zgjidhje nga Rama
Del FOTO: Ja kush është 50 vjeçari që u vra me plumb në kokë, në sy të gruas; Hetuesit shpresojnë te kamerat »
Article Logic
Execution time: 0.010511875152588
array(1) { ["section"]=> string(164) "komisioni-i-ligjeve-i-jep-okay-n-marreveshjes-se-qeverise-shqiptare-me-kompanine-gavi-do-blihen-1-14-milion-vaksina-per-covid-dhe-do-paguhen-4-milion-dollare-225170" }