Anëtarët e komisionit të Ligjeve janë përfshirë në debate gjatë diskutimit të ligjit për shërbimin civil.
Deputeti i opozitës Eduart Halimi ka kërkuar nga komisionerja për shërbimin civil Pranvera Strakosha, informacion lidhur me numrin e punonjësve të larguar dhe sa prej vendimeve të Gjykatës Administrative janë zbatuar.
“ Nuk kam dijeni as sa gjyqe kanë fituar qytetarët dhe as sa vendime ka zbatuar qeveria. Ne kemi marrë dëshmi penaliteti për çdo person. Në administratë nuk ka asnjë punonjës të inkriminuar”, ka thënë Strakosha. Opozita pretendon se janë larguar 9 mijë punonjës.