Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Presidentit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 01-04-2015 Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Presidentit Nga mbledhjet e mëparshme të Komisionit të Ligjeve

Komisioni i Ligjeve diskuti sot (1 prill, e mërkurë) dekretet e Presdientit Nishani për Gjykatën e Lartë. Deputeti i PS Armando Subashi dhe ai i PD Eduard Halimi kanë ndarë qëndrime të ndryshme sa i takon kësaj çështje dhe kanë shkëmbyer replika mes tyre.  Pas diskutimeve maxhoranca me votim rrëzoi dekretet e Presidentit, pavarsisht votës "pro" të opozitës për miratimin e tyre.

Sipas Subashit kjo situatë është një situatë e përsëritur me Presidentin e cila ka ardhur duke u thelluar negativisht. “Kjo është situatë e përsëritur me Presidentin. Presidenti nuk ka respektuar procedurat ligjore sepse nuk u konsultua me grupet parlamentare, situata tashmë është thelluar më negativisht”, u shpreh Subashi.


Ai kërkoi gjithashtu që të rrëzohen dekretet e Nishanit. “Kërkoj të rrëzojmë dekretet e Nishanit”, citoi Subashi.

“Dje dëgjuam dy gjyqtarët me cilësitë më të mira, kurse ju doni të vendosni gjyqtarë politikë. Ju kërkoj të mos votoni kundër gjyqtarëve të ndershëm”, tha nga ana tjetër deputeti Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet një trup i pajetë pranë stadiumit “Skënderbej”
Komisionoi i Ekonomisë rrëzon kërkesat e PD për uljen e TVSH-së për energjinë »
Article Logic
Execution time: 0.01245903968811
array(1) { ["section"]=> string(54) "komisioni-i-ligjeve-rrezon-dekretet-e-presidentit-7525" }