Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 27-10-2020 Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë, 17 anëtarët të cilët ishin prezent kanë votuar, 15 votuan kundër dekretit kurse vetëm 2 pro, Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita.

Ky votim vjen në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venëcias.

Ditën e djeshme, por edhe sot Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bërë thirrje vazhdimisht që duhet të persin opinionin e Komisionit të Venecias dhe të mos e votojnë Kodin Zgjedhor në Kuvend.

Por vetëm pak më parë kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë duke thënë se mazhoranca dhe vendi nuk do të humbin asnjë sekondë kohë sepse zgjedhjet e 25 prillit janë në prag dhe ata nuk do të futen në spiralen e “ekstremistit” Ilir Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, zbardhet skema se si i mashtronin të rinjtë
Aksident masiv në autostradën Blladre-Lezhës, njëra del nga rruga dhe përmbyset (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011030912399292
array(1) { ["section"]=> string(69) "komisioni-i-ligjeve-rrezon-dekretin-e-metes-per-kodin-zgjedhor-225364" }