Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për Akademinë e Shkencave

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 11-09-2019 Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për Akademinë e Shkencave

Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për Akademinë e Shkencave.

Meta ktheu për shqyrtimin ligjin për Akademinë e Shkencave. Ndërsa sot në mbledhjen e komisionit, ky dekret është rrëzuar nga votat e anëtarëve.

Presidentit, argumentoi se ligji për Akademinë e Shkencave binte ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe cenon kompetencat e Presidentit të Republikës.

Po ashtu Presidenti arsyetoi se ky ligj nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072107076644897
array(1) { ["section"]=> string(75) "komisioni-i-medias-rrezon-dekretin-e-metes-per-akademine-e-shkencave-178062" }