Komisioni i Metës, ironizon Agron Duka: Shyqyr që po hetohet, se duhet të merreshim me çmimin e naftës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:34 11-07-2019 Komisioni i Metës, ironizon Agron Duka: Shyqyr që po hetohet, se duhet të merreshim me çmimin e naftës

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar lidhur me mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për Presidentin Meta.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Duka e konsideron mbledhjen e komisionit një gjyq publik për të zhvendosur vëmendjen.

Më tej Duka ironizon duke u shprehur se ‘ku ka më mirë se një gjyq publik për të spostuar vëmendjen gjetkë, ndërsa vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një pakicë që të vetmin plan, ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo kosto’.

‘Shyqyr që doli ky Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, sepse përndryshe, opinioni publik do të duhej të merrej me ngritjen e çmimit të naftës, me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me mungesën e investimeve të huaja, me projektligjin që kërcënon median online, me përgjimet e Bild, me rënien e rendit kushtetues dhe me dhjetra probleme të shtyra në kalendat greke. Ku ka më mirë se një gjyq publik për të spostuar vëmendjen gjetkë, ndërsa vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një pakicë që të vetmin plan, ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo kosto...’, shkruan Duka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026787042617798
array(1) { ["section"]=> string(106) "komisioni-i-metes-ironizon-agron-duka-shyqyr-qe-po-hetohet-se-duhet-te-merreshim-me-cmimin-e-naftes-171887" }