Komisioni i Sigurisë rrëzon Metën: Të miratohet vettingu në polici

Publikuar tek: aktualitet, më 12:58 06-05-2019 Komisioni i Sigurisë rrëzon Metën: Të miratohet vettingu në polici Ilir Meta

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për vettingun në polici.

Disa ditë më parë Meta riktheu për shqyrtim në Kuvend projektligjin.

Sipas kreut të shtetit ligji cënon parimet e vendosura në ligjin ekzistues, ky i fundit i hartuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj. 

Tashmë ligji për vettingun në polici do të kalojë në Kuvend.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cilësoi argumentet e presidentit absurde, ndërkohë që deklaroi se kreu i shtetit nuk duhet të paragjykojë institucionin e Ministrisë së Brendshme dhe strukturën e SHÇBA-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06657600402832
array(1) { ["section"]=> string(72) "komisioni-i-sigurise-rrezon-meten-te-miratohet-vettingu-ne-polici-163152" }