Komisioni i Venecias opinion paraprak për Ndryshimet Kushtetuese: Ligjshmërinë e përcakton Kushtetuta, liderët e partive të mos kandidojnë në disa zona, ja çfarë të bëni pas 25 prillit (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 17:08 02-12-2020 Komisioni i Venecias opinion paraprak për Ndryshimet Kushtetuese: Ligjshmërinë e përcakton Kushtetuta, liderët e partive të mos kandidojnë në disa zona, ja çfarë të bëni pas 25 prillit (E PLOTË) Komisioni i Venecias

Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor, duke u shprehur se këto ndryshime ishin të nxituara.

Sipas “Venecias”, palët duhet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë, si dhe për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve dhe administratës zgjedhore.

Komisioni i Venecias nuk ka rënë dakord që liderët të garojnë në disa zona elektorale, duke bërë thirrje që në zgjedhjet e 25 prillit liderët të vetëpërmbahen dhe të garojnë vetëm në 1 qark, ndërsa pas 25 prillit të bëhet ndryshimi kushtetues për këtë çështje.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:

A. Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;

B. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;

C. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;

D. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:

A. Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;

B. Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;

C. Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;

D. Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;

E. Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;

F. Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.

G. Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me Frrok Çupin, reagon Grida Duma: Përfaqësuesit e qeverisë humbën betejën me mua, sot mbllaçisin se kam goditur një folës të paguar nga Rama
Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, reagon për herë të parë mazhoranca, Balla: Është për të ardhur keq që...(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013607978820801
array(1) { ["section"]=> string(196) "komisioni-i-venecias-opinion-paraprak-per-ndryshimet-kushtetuese-ligjshmerine-e-percakton-kushtetuta-lideret-e-partive-te-mos-kandidojne-ne-disa-zona-ja-cfare-te-beni-pas-25-prillit-e-plote-229930" }